Super elegante në tapetin e kuq, fotografja e njohur italiane falenderon publikisht stilisten shqiptare për “fustanin perfekt”
Ajo është bërë shumë e njohur falë bashkëpunimeve të shumta me markat më të famshme të modës, duke nisur nga “Puma”, “Toom Ford”, “Stephen James” dhe shumë të tjera.
Është fjala për fotografen e njohur të modës në Itali, Nima Benati, e cila ka shkëlqyer në Festivalin e 78 të Filmit në Venecia. Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të punuar nga stilistja e njohur shqiptare, Drenusha Xharra.
Ishte vetë fotografja ajo që e zbuloi këtë detaj, teksa e falënderoi publikisht për “fustanin perfekt”. Ajo postoi në profilin e saj në “Instagram” një video të realizuar pikërisht në tapetin e kuq, ku mban të veshur një fustan të gjatë, ngjyrë të zi.
“Faleminderit Drenusha Xharra për fustanin më perfekt”, shkruan fotografia italiane bashkëngjitur me videon që u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Drenusha Xharra vesh artistë me famë botërore, sepse emri i saj ka depërtuar prej kohësh përtej kufijve shqiptarë.