Super joshëse, mbesa e Lady Dianës bëhet ambasadore e modës
21 shkurt 2021
| 13:31
Lady Kitty Spencer, mbesa e Lady Diana, u zgjodh si Ambasadore Globale nga Dolce dhe Gabbana.
“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Kitty në familjen tonë të madhe. Karizma e saj dhe shkëlqimi i saj na goditën që nga fillimi”, thonë dy stilistët, Domenico dhe Stefano.
Ndërsa vetë Kitty është shprehur shumë e lumtur për përzgjedhjen, ndërsa tha se të dy stilistët, festojnë “mrekullitë e jetës”.
“Unë jam vërtet e nderuar për emërimin si Ambasadore Globale e Dolce & Gabbana. Domenico dhe Stefano festojnë mrekullitë e jetës: familjen, gëzimin, bukurinë, ngjyrën dhe dashurinë. Puna me ta është një përvojë gjithnjë e re, një mundësi unike për të rizbuluar kulturën, artin, njohuritë dhe mënyrën e jetesës në Itali. Kur vesh rrobat e tyre unë ndiej pasionin e tyre, ata më bëjnë të ndiej versionin më të mirë të vetvetes ”, tha ajo.