Super-vullnetaret e Kosovës zënë vendin e parë për vullnetarizëm në edicionin rajonal edukativ në Sllovaki

21 tetor 2024 | 16:37

Super-vullnetaret e Kosovës, kanë fituar vendin e parë për vullnetarizëm, në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki.

“Ky çmim i kushtohet super vullnetarëve tanë që punuan pa u lodhur në një fshat të vogël në Kosovë. Kjo dëshmon se ata vlejnë dhe munden, kur guxojmë të ëndërrojmë e arrijmë madhështinë. Klubi ‘Yjet’ shkëlqyen sot”, është janë shprehur lideret Arjeta Shillova dhe Mimoza Bytyqi duke e pranuar çmimin.

Njoftimi i plotë i organizatës “Toka” në “Facebook:

Super-vullnetarët e Kosovës, duke ndryshuar jetë, shkruajnë historinë!

Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Kosova ka zënë VENDIN E PARË në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki!

Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” nga Shkolla Rexhep Akllapi mahniti botën me projektin e tyre “Një herë një hero, gjithë jetën hero”, duke fituar vendin e parë në kategorinë e Edukimit Jo-formal.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, këta Super Vullnetarë u trajnuan për të ofruar ndihmën e parë dhe më pas ua kaluan njohuritë e tyre 200 nxënësve, prindërve dhe mësuesve në komunitetin e tyre!

“Ky çmim i kushtohet Super Vullnetarëve tanë që punuan pa u lodhur në një fshat të vogël në Kosovë. Kjo dëshmon se ata vlejnë dhe munden, kur guxojmë të ëndërrojmë e arrijmë madhështinë. Klubi “Yjet” shkëlqyen sot”, u shprehën lideret Arjeta Shillova dhe Mimoza Bytyçi duke e pranuar çmimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lëkura e gurit”, është një roman elitar me një gjuhë…