![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/pdk-3.jpg)
‘Superekipi’, Eliza Hoxha e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit
11 shkurt 2025
| 12:52
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka postuar një fotografi në “Facebook” ku shihet tejet në disponim me kolegët e saj.
“Superekipi”, është shprehur ajo teksa në fotografi shihet e buzëqeshur dhe mjaft me disponim.
Duket se ajo është tejet e kënaqur me rezultatin zgjedhor që PDK-ja e ka marrë.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas të dhënave të deritanishme të Komisionit Qendror Zgjedhor, renditet e dyta.
Sipas KQZ-së, tani kur janë numëruar 99.17% e votave, Partia Demokratike i ka 22.15% apo 184 mijë e 87 vota.