Supergrabitje në aeroport, vidhen 30 milionë dollarë ari
26 korrik 2019
| 17:42
Një grup njerëzish të armatosur grabitën një ngarkesë me ari dhe metale të tjera të çmuara me vlerë të paktën 30 milionë dollarë në një aeroport në Brazil të enjten.
Të paktën tetë persona hynë të armatosur në terminalin e ngarkesave në aeroportin ndërkombëtar Sao Paulo-Guarulhos.
Ata hynë në aeroport me dy kamionë që ngjanin me ato të policisë federale braziliane, ka raportuar “Reuters”. Grabitësit u larguan nga aeroporti me të paktën 750 kilogramë ari dhe metale të tjera që do të dërgoheshin në Zurich dhe Nju Jork.