‘Supergruaja’ shtyn kamionin e ngecur në borë, kompania i bën dhuratën e papritur (Video)

13 shkurt 2021 | 18:49

Një nënë e tre fëmijëve e ashtuquajtur ‘supergruaja’ e cila ndihmoi për të shtyrë një kamion qumështi në një kodër me dëborë është shpërblyer me një vit furnizim falas nga kompania e qumështit.

Charlene Leslie, 33 vjeç, u filmua duke shtyrë kamionin gjigand të Grahams në një rrugë të mbuluar me dëborë në Cowdenbeath, Fife, të Martën, gjatë stuhisë Darcy.

Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve kur pa kamionin e Grahams në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte.

Dhe për të falënderuar përpjekjet e saj heroike, kompania Graham tani i ka dhuruar Charlene një vit produkte falas të qumështit dhe e kanë përshkruar gjestin e saj si “tepër të mirë”.

Charlene, e cila ishte me vajzën 10-vjeçare Rihanna dhe Hunter, 2 vjeç, në atë kohë, tha: ‘Unë kurrë nuk do të rri duarkryq kur shoh dikë në telashe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar 43 mijë…