Superhëna shfaqet më 26 prill 2021

25 prill 2021 | 16:40

Përgatiti: Elmedina Ismajli – Doha -Katar

Edhe pse është një ngjarje në të gjithë botën, koha e hënës së plotë varet nga vendi ku jeni në botë. Njerëzimi do të ketë mundësin ideal të hënën, 26 Prill 2021, për të parë Superhënën gjigante rozë, ose atë që njihet si “hëna e plotë Perigee “, pasi ajo shkëlqen shumë në qiell.

Sipas Astronomëve, prania e Super hënës Perigee, përkon në pikën e saj më të afërt orbitale me Tokën, e cila i jep asaj një formë dhe madhësi gjigante, të cilën njerëzimi mund ta shijojnë vetëm njëherë në vit. Krahasuar me hënat standarde të plota, Super hëna gjigante duken 14% më e madhe dhe deri në 30% më e ndritshme. Hënat gjigande janë relativisht të rralla, sepse rruga orbitale e hënës rreth Tokës është më shumë eliptike sesa rrethore, që do të thotë se fenomeni i hënave të plota ndodh rrallë kur hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën në të njëjtën kohë. Sipas Tania de Salles, një astronaute Amerikane, hëna gjigande rozë është planifikuar të arrijë kulmin e saj në 26 Prill 2021.

Ndërsa një Hënë Mikro e Re ose e Plotë ndodh afër kohës së apogjes së Hënës, që do të thotë se ndodh kur Hëna është pak më larg dhe mund të ketë një efekt pak më të dobët.

Edhe Shtëpia e Takvimit  për Katarit njoftoi se, me vullnetin e Zotit hëna e plotë e muajit të bekuar të Ramazanit këtë vit do të jetë krejtësisht e ndryshme, pasi hëna e plotë këtë vit e njohur si “gjigandi” do të shfaqet më e madhe se hëna e plotë e zakonshme, dhe më e ndriçuar. Kjo  për shkak të afërsisë së saj me tokën në një distancë prej afërsisht 358 mijë kilometra nga qendra e tokës.

Dr. Bashir Marzouq, një astronom në Shtëpinë e Takvimit për Katarin, tha: “Banorët e Shtetit të Katarit mund të kënaqen duke parë dhe vëzhguar fenomenin e hënës së parë gjigante për këtë vit me sy të lirë nga mbrëmja e së hënës 14 të Ramazanit 1442 hixhri, që korrespondon me 26 prill 2021 deri pak para lindjes së diellit e martë, hëna mbi qiellin e Katarit do të shfaqet në ora 17:22 (e hënë) dhe do të jetë e dukshme deri ora  5:10 e mëngjesit e martë.

Gjëja më e mirë që mund të bësh është të presësh deri në perëndim të diellit, dhe të gjesh një vend ku mund të shohësh qiellin pa u penguar nga moti për të parë magjepsin e dritës së Saj, më të ndritshme se zakonisht.

Ne nuk mundë të bëjmë një foto nga Hëna  me tokën, siç pati rastin Neil Armstrong, por nga Toka me hënën sot shumë lehtë, dhe pikërisht 26 Prilli 2021 këtë e mundëson që të jemi më pran saj. Dhe nëse po mendoni të bëni një foto për të dokumentuar rastin, duhet vetëm të kuptoni se do t’ju duhen pajisje të përshtatshme, të tilla si një aparat fotografik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e njohim si Jona Spahiu, por në të…