Superkalendari i festave në Kosovë, pushohet pesë të hëna radhazi

04 prill 2022 | 16:23

Muajt prill dhe maj do të kenë plotë ditë pushimi, si rezultat i ditëve në të cilat bien festat zyrtare.

Për shkak të Ditës së Kushtetutës, dhe Pashkëve Katolike e Ortodokse që bien në fundjavë, do të jenë pushim të hënat e 11, 18 e 25 prillit.

Ndërsa edhe në muajin tjetër do të jenë pushim edhe dy të hëna, më 2 e 9 maj. Kjo për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditës së Evropës.

Për më tepër, edhe një e hënë do të jetë ditë pushimi, për shkak se festa e Fitër Bajramit, i bie të hënën e 2 majit, kur pushohet për 1 Majin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris SG-ja ka konsoliduar pozitat e veta në krye të…