Superkompjuteri bën parashikimin e sezonit të ri në Premier League, ja kush triumfon
Edhe pse “Euro 2024” dhe “Copa America” kanë vetëm 4 ditë që kanë përfunduar është koha për të menduar për sezonin e ri.
Manchester City fitoi për të katërtën vit me radhë titullin në Premier League, duke vendosur një rekord.
Por duket se ky rekord mund të thyhet sërish, me “citizens” që shihen favoritë edhe për një titull të pestë radhazi. Të paktën ky është parashikimi i superkompjuterit, që nxjerr skuadrën e trajnerit Pep Guardiola sërish kampion në Premier League.
Superkompjuteri funksionon duke simuluar çdo ndeshje të vetme 1000 herë për të arritur në një përfundim sa më të saktë që të jetë e mundur mbi rezultatin. Dhe, pas marrjes parasysh të gjërave si forca e ekipit, tregu i basteve dhe rastësia e krijuar artificialisht, lind një tabelë renditje.
Skuadra e Pep Guardiola shihet sërish kampione, madje duke korrur tri pikë më shumë se sezonin e fundit. Ndërsa Arsenal i Mikel Arteta parashikohet të kenë të njëjtin numër pikësh, duke u renditur sërish të dytët. Në vendin e tretë do të renditet Liverpool, që lë pas Manchester United.
Renditja: Manchester City 94 pikë, Arsenal 86 pikë, Liverpool 80 pikë, Manchester United 71 pikë, Chelsea 67 pikë…