![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/Champions-League.jpg)
Superkompjuteri i parashikon fituesit potencialë të Ligës së Kampionëve
Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.
Të paktën ky është parashikimi i “Opta” pas fitores bindëse të “Citizens” ndaj gjigantit bavarez me rezultat 3:0, shkruan “BBC”.
Superkompjuteri e kalkuloi përqindjen e mundësive të ekipeve për ta ngritur lartë trofeun, dhe, pas fitores në “Etihad Stadium”, mundësitë e ekipit të Pep Guardiolës janë rritur në 45.4%.
Interi pas fitores me Benfican në udhëtim është renditur i dyti me 16.2 për qind, i përcjellë nga Real Madridi, me 16 për qind.
Ndërkaq, me më së paku gjasa për ta fituar Championsin në këtë sezon e sheh veten Chelsea, e cila pas humbjes 0:2 nga Real Madridi, ka mundësi vetëm 0.8% që ta fitojë trofeun për herë të tretë në histori, ndonëse ndeshjen e kthimit me “Los Blancos” do ta zhvillojë në shtëpi.
Superkompjuteri “Opta” i parashikoi edhe shanset e ekipeve për të shkuar në gjysmëfinale, ku i jep mundësi 96.1% përballjes së Cityt me Real Madridin në atë fazë.