Superkompjuteri më i shpejtë në botë identifikon përbërësit që mund të ndalin e Covid-19
Koronavirusi i ri është një sfidë e paprecedëntë për shkencëtarët. Shpejtësia me të cilën përhapet do të thotë se edhe ata duhet të nxitojnë në kërkimet e tyre. Por, për këtë arsye janë ndërtuar superkompjuterat më të shpejtë në botë.
Summit, superkompjuteri i IBM-së, ka bërë mijëra simulime për të analizuar se kush janë përbërësit e ilaçeve që mund të ndalojnë në mënyrë të efektshme virusin. Superkompjuteri ka identifikuar 77 prej tyre. Ky është një hap premtues drejt krijimit të një kure.
Summit-it i është dhënë leja për prodhim në vitin 2014 nga Departamenti i Energjetikës në SHBA, me qëllim që të bëjë atë që po bën sot: të zgjidhë problemet e botës. Ai është 1 milion herë më i fuqishëm sesa laptopi më i shpejtë në qarkullim.
Ky superkompjuter bëri simulime të mbi 8 000 përbërësve që mund të frenojnë koronavirusin në përhapjen e tij. Nga këto simulime, Summit ka identifikuar 77 përbërës dhe i ka renditur madje nga më i efektshmi tek ai më pak i efektshmi në luftën ndaj virusit të ri.
Çfarë ndodh tani? Summit, sado i fuqishëm, nuk mund të bëjë më shumë se identifikimin e përbërësve. Tashmë, nevojiten studime eksperimentale që do të tregojnë se kush përbërës është më efikas.
“Rezultatet tona nuk kanë gjetur kurën apo trajtimin e koronavirusit”, tha Jeremy Smith, drejtor i Universitetit të Tenesi, në S HBA.
“Por, gjetjet tona mund të ndihmojnë studimet e mëtejshme, që janë të nevojshme për të krijuar vaksinën më efektive ndaj koronavirusit”, shtoi ai.