Superkompjuteri parashikon fituesin e “Euro 2024”
04 qershor 2024
| 15:19
Superkompjuteri ka bërë parashikimin e tij për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Sipas “Opta” favoriti kryesor për të triumfuar këtë verë është Anglia.
19.9% janë shanset për triumfin final të “Tre Luanëve”, ndërkohë që pas tyre është Franca me 19.1% shanse për ta fituar këtë edicion.
Shqipëria ka vetëm 11.6% mundësi për të shkuar në fazën tjetër pas grupeve, duke qenë e parafundit. Pas tyre qëndron Gjeorgjia. Për në çerekfinale shanset e ekipit të Sylvinhos shkojnë 3.2%. më gjysmëfinale 0.8% dhe në finale 0.2%.