Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve
Ligën e Kampionëve nga dita e martë do të nisë edicionin e ri, me një format ndryshe. Manchester City është favoriti kryesor, i ndjekur nga Real Madrid dhe Interi. Sipas “Opta Predictor”, programi që merr në konsideratë seritë historike, precedentët, statistikat e sulmit dhe mbrojtjes së skuadrave, 11-shja angleze e drejtuar nga Pep Guardiola ka një shans 25.3 nga 100 për të fituar Ligën e Kampionëve.
Përqindje që rritet në 39.9% për kualifikimin në finale dhe 55% për kualifikimin në gjysmëfinale. Skuadra e Carlo Ancelottit ndalon, si të thuash, në vetëm 18.2% probabilitet për të sjellë Kupën në Madrid për të dytin vit radhazi.
Interi, finalisti dy vite më parë dhe i mundur nga City, është skuadra e tretë me dy shifra: Zikaltirt kanë 10.9% shanse për të fituar. Ka një hendek të madh ndaj Arsenalit që ka vetëm 6.4 nga njëqind. Më pas janë Bayer Leverkusen (5.4%), Barcelona (5.1%), Liverpool (4.2%), Bayern Munich (4.1%) dhe Paris Saint Germain (4.1%). Parisienët paguajnë edhe grupin e hekurt në të cilin janë futur për t’u kualifikuar në fazën finale (City, Atletico, PSV, Girona, Bayern, Arsenal, Salzburg, Stuttgart). Sipas “Opta”, italianët, me përjashtim të Interit, nuk kanë shumë shanse.
Skuadra e dytë më e akredituar është Atalanta e Giampiero Gasperinit që fitoi Ligën e Evropës vitin e kaluar: me një probabilitet 1.7% ata janë në vendin e 14-të në këtë renditje unike. Më mbrapa janë Juventusi, Milani dhe Bologna.