
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve
Faza e parë e 1/8 finale të Lagës së Kampionëve ka përfunduar, ndërkohë që tashmë është krijuar dhe një ide më e qartë për shanset e ekipeve fituese.
Po cilët janë favoritët kryesorë për momentin? Një kriter objektiv nuk ekziston, por nga metodat më të besueshme është analiza e “superkompjuterit” të Opta, i cili bazon parashikimet e tij mbi rezultatet dhe të dhënat statistikore të skuadrave.
Sipas përllogaritjeve të Opta, ekipi me më shumë gjasa për të triumfuar është Liverpooli, i cili, pas fitores së ngushtë të PSG-së, ka 43% shanse për të arritur në finale dhe 26% për ta fituar trofeun.
Në vendin e dytë renditet Barcelona me 37.9% shanse për finale dhe 17.3% për ta fituar atë. Interi pozicionohet në vendin e tretë, me 15.5% shanse për të fituar trofeun.
Sipas këtyre përllogaritjeve, Interi shihet si favorit më i madh se Real Madridi dhe Bayern Munich, ndërsa Liverpool-i dhe Barcelona kryesojnë listën e parashikimeve. Tani mbetet për t’u parë nëse këto parashikime do të kthehen në realitet në muajt e ardhshëm.