Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier Ligës
07 nëntor 2023
| 16:23
Premier Liga është një nga kampionatet më të bukura në botë dhe për shkak të betejës së fortë që ka mes skuadrave si për titullin, ashtu dhe për mbijetesë apo kupat evropiane.
Edhe pse e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike, Tottenhami nuk shihet si skuadra fituese e këtij sezoni sipas Superkompjuterit.
Madje, “Spursat” janë parashikuar ta mbyllin në vendin e pestë, duke mos shkuar as në Ligën e Kampionëve. Fitues sërish sipas parashikimeve do të jetë sërish Manchester City, që për momentin mban kreun e renditjes së kampionatit me një pikë më shumë se Tottenhami.
Arsenali do të mbyllë e dyta kampionatin sipas Superkompjuterit, ndërkohë që katërshja do të mbyllet nga Liverpooli dhe Newcastle.