Superkompjuteri parashikon Premier Ligën, City shpallet kampion
05 janar 2022
| 12:40
Sipas parashikimeve të Superkompjuterit, titulli i kampionit në Premierligë duket tashmë punë e kryer.
Skuadra e Manchester Cityt shihet si favorit për të triumfuar në fund, pas distancës së krijuar në fillim të janarit. Pjesa interesante e parashikimit lidhet me top katërshen, ku gjithçka është në pikëpyetje aktualisht.
Manchester United, përveç që mbetet jashtë top katërshes, parashikohet të përfundojë në pozitën e gjashtë.
Arsenali kompleton katërshen me Cityn në pozitën e parë, Liverpooli në të dytën dhe Chelsean në të tretën. Ndërkohë Tottenhami parashihet të jetë skuadra e pestë. Në pjesën e poshtë të renditjes, Norwichi pritet të jetë skuadra që bie nga liga, së bashku me Newcastelin dhe Watordin.