Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të Premier Ligës
Fillimi i sezonit të ri të Premier Ligë është tani vetëm pak ditë larg dhe emocionet po rriten përpara ndeshjes hapëse.
Manchester United do të përpiqet të rimëkëmbet pas humbjes në Community Shield ndaj rivalëve Manchester City, kur do të presë Fulham të premten mbrëma në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25.
Kampionët në fuqi të Cityt do të kenë një detyrë të vështirë në ndeshjen e tyre hapëse, pasi do të luajnë në transfertë kundër Chelseat.
Nënkampionët e sezonit të kaluar, Arsenali do të përballen me Wolves në “Emirates” të shtunën, ndërsa Liverpool do të presë Ipswich Town të sapo ngjitur në Premier Ligë.
City është favorit për të fituar kampionatin për të pestin sezon radhazi.
Dhe ekspertët e statistikave të Opta kanë parashikuar gjithashtu se skuadra e Pep Guardiolas do të mbrojë titullin.
Ata kanë parashikuar që tre të parat të jenë të njëjtat me sezonin e kaluar, me Arsenalin që do të përfundojë sërish nënkampion dhe Liverpooli të dalë i treti.
Cityt i është dhënë një shans 82.2 për qind për të fituar, me Arsenalin (12.2) dhe Liverpoolin (5.1) që konsiderohen si të vetmit sfidues të tjerë realistë.
Surpriza vjen në vendin e katërt, me Chelsean që pritet ta marrë atë nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca. Ndërkohë, Newcastle pritet të përfundojë në vendin e pestë përpara Manchester United. Opta u ka dhënë Djajve të Kuq e zero shanse për të fituar kampionatin dhe vetëm një shans 1.2 për qind për të përfunduar në dy vendet e para.
Renditja e Premier Ligës, sipas superkompjuterit
1.Man City
2.Arsenal
3.Liverpool
4.Chelsea
5.Newcastle
6.Manchester United
7.Tottenham
8.Aston Villa
9.Crystal Palace
10.West Ham