Superkupa e Cityt
Sezoni në Premier Ligë nisi sot zyrtarisht me Superkupën e Anglisë, mes fituesve të titullit, Manchester City dhe fituesve të Ligës së Kampionëve, Liverpool, që sfiduan për këtë trofe djemtë e drejtuar nga Pep Guardiolas pasi u renditën në vend të dytë.
Nuk mjaftuan 90 minuta për të shpallur tuesin dhe përcaktuar se kujt do t’i shkonte trofeu, por u deshën penalltitë. Megjithatë, ato 90 minuta treguan jashtëzakonisht shumë dhe mund të ishin mbyllur me më shumë se dy gola. Dy herë goditi shtyllën Liverpool, dy raste të pastra pati Sterling, teksa pikërisht anglezi shënoi golin e parë për City. Barazoi Matip me kokë, ndërsa Salah pati disa momente të mira, duke vënë në provë një super Claudio Bravo.
Por, mrekullia në fund erdhi nga Walker, që me një gjysmëroveshatë i tha “jo” Salahut, që ishte gati për të festuar golin e fitores dhe të trofeut. Te penalltitë, deçiziv gabimi i Winajldum, me super pritjen e Bravos. Të gjithë shënuan më pas.