Superkupa e Evropës do të luhet me tifozë
25 gusht 2020
| 15:38
UEFA ka njoftuar zyrtarisht se tifozët do lejohen në stadium për finalen e Superkupës Evropiane mes Bayern Munchen dhe Sevillas.
Tifozët do rikthehen në stadium më 24 shtator kur luhet dhe finalja në Budapest mes fitueses së Ligës së Kampionëve dhe fitueses së Ligës së Evropës.
“Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur se do të lejojë që finalja e Superkupës së Evropës të luhet me një numër të reduktuar tifozësh, deri në 30% të kapacitetit të stadiumit. Të gjitha ndeshjet e tjera të kompeticioneve të UEFA-s do vazhdojnë të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.