Superkupa e femrave në basketboll zhvillohet në Pejë

27 shtator 2021 | 17:03

Federata e Basketbollit e Kosovës, në bashkëpunim me skuadrën e basketbollit të femrave Penza, do të organizojë Superkupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Garat do të zhvillohen më 4 dhe 5 tetor në Pejë.

Në gjysmëfinale do të përballen Penza dhe Vëllaznimi, si dhe Prishtina me Bashkimin. Finalja do të zhvillohet më 5 tetor. Takimet pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh se këto katër skuadra luftuan për titull deri në fund të edicionit të kaluar.

Fitues i fundit i Superkupës është Bashkimi, kurse në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Prishtina, ndërsa titullin skuadra e Penzës, duke e bërë njërin nga edicionet më interesante pas luftës në Kosovë.

Orari

Më 4 tetor zhvillohen gjysmëfinalet:
16:00 Penza -Vëllaznimi
19:00 Prishtina – Bashkimi

Më 4 tetor zhvillohet finalja:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë…