Superkupa e Kosovës me 21 janar zhvillohet në Antalia

06 janar 2023 | 21:24

Është vendosur data se kur do të luhet Superkupa e Kosovës në futboll për vitit 2022.

Ballkani si kampion në fuqi i Kosovës do të përballet me fituesin aktual të Kupës, KF Llapin.

Përderisa dy skuadrat do të zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, FFK ka vendosur që Superkupa të zhvillohet në qytetin bregdetar turk.

Kësisoj është vendosur që më 21 janar të këtij viti dy skuadrat kosovare të zhvillojnë finalen e Superkupës.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vite më parë mes Prishtinës dhe Dritës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 ka qenë një sfidë për njerëzimin që nga viti…