Superkupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Prishtinë

21 nëntor 2022 | 14:35

Edicioni i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Kështu ka vendosur të hënën bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform udhëzuesit për organizimin e Superkupës së Kosovës”, është thënë në vendimin e FBK-së.

Ndeshjet do të zhvillohen nga data 7 deri më 11 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Prizrenit,…