Superkupa e Spanjës do të luhet në Jeddah
18 tetor 2024
| 14:58
Superkupa e Spanjës për sezonin 2025 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në qytetin e Jeddahit.
Katër skuadra që do të luajnë në këtë kompeticion, janë: Real Madridi, Atheletic Clubi, Barcelona dhe Mallorca e Vedat Muriqit.
Ky organizim është falë marrëveshjes që është nënshkruar ditë më parë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe Arabisë Saudite.
Nuk do të jenë ndeshjet e vetme të futbollit spanjoll që do të zhvillohen në Arabi, pasi në marrëveshje përfshihen edhe ndeshjet e La Liga-s.