Superkupa gjermane do të marrë emrin “Franz Beckenbauer”

12 dhjetor 2024 | 12:45

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Superkupa e Gjermanisë do të mbaj emrin e ish-kapitenit dhe dy herë kampionit të Botës, i cili humbi jetën në fillim të këtij viti. Sipas tabloidit gjerman “BILD”, edicioni i radhës i këtij kompeticioni do të quhet “Kupa Franz Beckenbauer”.

Superkupa zhvillohet çdo sezon pak para fillimit të kampionatit dhe vendos kampionin e Bundesligës me fituesin e Kupës së Gjermanisë. Më 16 Gusht 2025 ndeshja do të zhvillohet për herë të parë me emrin “Franz Beckenbauer Cup”.

Të dielën, Bayern Munich njoftoi tërheqjen e fanellës me numrin 5 në homazh të ikonës së klubit, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Grabovci do të jetë pjesë e garës për deputet…