Superkupa “Izet Gjinovci” në koleksionin e Rahovecit
Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës – edicioni Izet Gjinovci.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” mposhtën Kastriotin e Ferizajt me rezultat 38:34.
Ndeshja ishte dramë e vërtetë.
Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 22:18.
Ferizajasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 28:25.
Por më pas kampioni, Rahoveci, shfaqi dukshëm më tepër për trofeun e dytë të vitit.
Për Rahovecin është trofeu i parë i Superkupës.
Ky edicion i Superkupës quhet Izet Gjinovci në nderim të ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.
Kapitenit të Rahovecit, Ardian Osa, trofeun e Superkupës ia dorëzuan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Saraçini e Latifi i ndanë edhe medaljet e arta për lojtarët e Rahovecit.
Ndeshja e Superkupës ka paralajmëruar garë shumë interesante në Superligë, që nis pas një jave.