Superkupa Kosovë-Diasporë/ Ballkani i shkon në ‘konak’ Kosova Dusseldorfit më 16 nëntor
Tashmë është publikuar edhe data e zhvillimit të Superkupës Kosovë-Diasporë, e cila do të zhvillohet në Dusseldorf.
Ballafaqimi ndërmjet Kosova Dusseldorf dhe Ballkanit, do të zhvillohet të shtunën e 16 nëntorit me fillim në orën 14:30.
Burme brenda kampit të kampionëve të Republikës, F.C Ballkani, konfirmojnë se kjo datë është zgjedhur me marrëveshje tre-palëshe, duke përfshirë dy klubet në fjalë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi i shkon përshtati pushimit të kampionatit në Kosovës, si shkak i ndeshjeve të kombëtareve.
Vitin e kaluar në kuadër të këtij formati revyal, Prishtina mposhti Kastriotin e Stukenbrockut 4-0, ballafaqim ky i zhvilluar në kampin nacional në Hajvali.
Ndërkohë skuadra e Kosovës nga Dusseldorfi kishte ardhur në vitin 2021 për t’u përballur me Llapin, duel të cilin në stadiumin e Ferizajit, e kishin fituar llapjanët 2-0.
Kjo ndeshje përpos rëndësisë së vet të Superkupës Kosovë – Diasporë, aty mund të bëhet edhe njohja e lojtarëve në mes veti si dhe mundësitë që edhe lojtarët të ndërrojnë ambient në garat e mëtutjeshme. Dihet që Kosova Dusseldorf, shumicën e lojtarëve i ka shqiptar nga Kosova, dhe mund të jenë të nevojshëm edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, në një të ardhme të afërt.