Superkupa mbahet në Pejë

24 shtator 2024 | 15:02

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet këtë vit në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohen ndeshje të jashtëzakonshme që nga çerekfinalet deri në finale.

Pas përfundimit të konkursit dhe bazuar në kompetencat që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Bordi ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024.

Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK. Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25. Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Pensilvanisë është një nga shtetet kryesore që e…