Superkupa mbarëkombëtare nesër luhet në Drenas
15 nëntor 2019
| 12:35
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.
Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra. FC Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovë për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fitues si Kupës së Diasporës për vitin 2019.
Dy skuadra do të ballafaqohet në superfinale, kurse kjo ndeshje zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.