Superkupa në Prizren

23 gusht 2024 | 11:04

Superkupa e Kosovës në basketboll do të organizohet në Prizren.

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 23, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 23.08.2024, pas mbylljes së konkursit, Bordi i FBK-së ka marrë vendim për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Meshkujve në qytetin e Prizrenit, në datat 7-11 Shtator 2024.

Superkupa do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Bashkimi.

Eventi i basketbollit do të organizohet nga 7 deri më 11 shtator.

Për pesë ditë radhazi do të jetë festë e basketbollit me tetë klubet e elitës së basketbollit të Kosovës.

Qyteti i bukur dhe historik do të jetë mikpritës i tifozëve basketbolldashës, kurse palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e ndeshjeve të basketbollit, ku priten shumë sfida interesante nga çerekfinalet, e deri te finalja, më 11 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me…