Superkupa në Rahovec
05 shtator 2019
| 16:02
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec më 24 shtator.
“Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me KB Rahoveci do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që këto ndeshje të organizohen në atmosferë festive dhe që edicioni i ri në basketboll të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në mes KB Sigal Prishtinës dhe KB Rahovecit, kurse ajo në konkurrencën e femrave ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Bashkimit.
/Epoka e re/