Superliga e basketbollit fillon me derbi
Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës të mërkurën është hedhur shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superliga, Superliga e Femrave, Liga e Parë në dy kategoritë si dhe Liga e Dytë për edicionin 2022/23.
Prince Caffe Superliga qysh në xhiron e parë pritet të fillojë me superndeshje, mes dy rivalëve të vjetër Sigal Prishtina dhe Peja, kurse ndeshjet e tjera të xhiros së parë do të jenë Trepça-Ponte Prizreni, Bashkimi-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Golden Eagle Ylli. Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 10 dhe 11 shtator. Tek Superliga e Femrave, Prishtina pret Vëllaznimin, Trepça-United Basketball, kurse Bashkimi-Penza pritet të jete ndeshja më interesante e kësaj xhiroje. Ndeshjet e para në elitën e basketbollit të femrave do të zhvillohen më 15 dhe 16 tetor.
Liga e Parë e Meshkujve ka sjellë këto përballje në javën e parë: Drita-Prishtina e Re, Istogu-Bora, Happy Dukagjini-Gjakova re Re, New Basket- Marigona Hill Prishtina dhe Borea- Vushtrria. Ndeshjet zhvillohen në datat 15/16 tetor.
Ndërkohë, Liga e Parë e Femrave ka sjellë këto çifte Istogu-Kastrioti, Drita WBC Bashkimi, AA Prishtina-Vushtria Basket, Gjimnazisti-Peja 03. Ndeshjet e kësaj xhiroje zhvillohen në datat 15-16 tetor.
Liga e Dytë e Meshkujve zhvillon ndeshjet e para mes datave 15-16 tetor, kurse ndeshja hapëse në këtë ligë është mes Kaçaniku dhe MegaSport. Takimet tjera janë Sfera-Llapi, Kosovari-Vitia06 dhe ndeshja e fundit Gjakova-Lipjani.