Superliga e basketbollit fillon me përballjen Peja – Vëllaznimi
Sonte fillon edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Ky edicion pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave.
Ndeshja e parë është mes Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët synojnë të mbrojnë titullin e kampionit, kurse sfidohen nga kuqezinjtë, që gjithashtu kanë synime të larta në këtë edicion.
Istogu debuton në elitën e basketbollit, në sfidën kundër fitueses së Kupës dhe Superkupës, Trepçës. Përballja zhvillohet në Rahovec për shkak të problemeve me palestrën në Istog, ndërsa edhe sfida Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni zhvillohet në Prizren, për shkak të renovimit të palestrës në kryeqytet. Si Prishtina ashtu edhe Prizreni synojnë fitoren në këtë përballje dhe hyjnë në këtë edicion me synime të mëdha.
Xhiroja e parë mbyllet në Therandë me përballjes ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit dhe prizrenasit dëshirojnë të nisin edicionin me fitore dhe të fillojnë me këmbën e mbarë kampionatin e ri.
Të gjitha ndeshjet e kampionatit do të transmetohen si gjithmonë në Platformat Art Motion dhe Kujtesa.
Java 1
E premte
19:00 Peja – Vëllaznimi
E shtunë
17:00 Istogu – Trepça
19:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi