Superliga e basketbollit me emër të ri

22 gusht 2022 | 12:55

Prince Caffe Superliga do të quhet elita e basketbollit të Kosovës për dy vitet e ardhshme. Bordi i FBK-së në mbledhjen e saj të rregullt janë vendosur disa ndryshime të reja. Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën do të fillojë nga data 10 dhe 11 shtator.

“Superliga e meshkujve në dy vitet e ardhshme do të merr emrin Prince Caffe Superliga”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Bordi i FBK-së e ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie…