Superliga e basketbollit rikthehet në aksion

24 shkurt 2023 | 17:10

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, ndërsa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje. Për të dyja skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme dhe do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit Rami Hadar do të presë Ponte Prizrenin. “Verdhezinjtë” janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje. Takimi i fundit i kësaj xhiroje është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante. Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.

SUPERLIGA – Java 23

Të shtunën takohen:
17:00 Rahoveci – Vëllaznimi
19:00 Peja – Ponte Prizreni

Të dielën takohen:
17:00 Bashkimi – Trepça
(Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet më vonë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha vendosi para…