Superliga e basketbollit sjell derbin Rahoveci – Peja
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë zhvillohet në mes të Trepçës dhe Dritës.
Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit. Takimi i dytë pritet të jetë më interesant në mes të Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan “Vreshtarët” me rezultat 86:68.
Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje. Të dielën do të takohen Golden Eagle Ylli me Prizrenin 16 që, po ashtu, u sfiduan në Ligën Unike në mesjavë, ku fituan therandasit me rezultat 68:95. Skuadra nga Theranda në elitën e basketbollit është lidere me 18 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë 13 fitore e dhjetë humbje. Ndeshja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Prishtinasit kanë 11 fitore e 12 humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore e 14 humbje, duke synuar zonën e “play-off”-it.
SUPERLIGA – Meshkujt
Të shtunën takohen:
17:00 Trepça – Drita
19:00 Rahoveci – Peja
Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Prizreni 16
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi