![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/perquku.jpg)
Superliga e Femrave nis me derbi
07 shtator 2023
| 16:00
Superliga e Femrave pritet të jetë shumë interesante në këtë edicion.
Sot (e enjte) është hedhur shorti për edicion e ri, që do të fillojë më 6 tetor.
Në xhiron e parë Peja 03 e shumëpërforcuar do të ndeshet me Prishtinën, që shihet edhe si derbi i kësaj jave.
Ndërkohë, Bashkimi, që është kampion aktual, do të sfidohet nga Trepça. Takimi tjetër i xhiros së parë është mes United Basketball dhe Penzës.
Java 1
Bashkimi – Trepça
United Basketball – Penza
Peja 03 – Prishtina