Superliga e femrave / Tri ndeshje zhvillohen të shtunën, dy të dielën

06 mars 2020 | 16:24

Nesër (e shtunën) luhen tri ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat pretendente nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.

Ferizaj luan si mysafir i Samadrexhës, njëjtë si Prishtina ndaj Dritës. Por Ferizaj dhe Prishtina janë favorit. Ndeshja Samadrexha – Ferizaj është të shtunën nga ora 19:00.

Drita e Prishtina luajnë po të shtunën nga ora 16:30. Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo në mes të Kastriotit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që fillon në ora 15:00. Të dielën janë takimet Vushtrria – Vëllaznimi (17:00) dhe Istogu – Shqiponja (16:30). Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë. Istogu është i dyti me 20, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Vushtrria është e katërta me 18 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner sapo është kthyer nga një udhëtim mes vajzash…