Superliga e hendbollit sjell tri ndeshje interesante
Xhiroja e 20 e Superligës A e Kosovës në hendboll ofron tri ndeshje që pritet të jenë të forta. Xhiroja hapet në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Takohen Besa Famgas dhe Prishtina. Pra takohen i pari dhe i dyti në tabelë. Besa udhëheq me 38 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 33. Besa Famgas ka fituar përballjet e këtij edicioni me Prishtinën, por shpresohet për një ndeshje të fortë dhe me rivalitet. Ndeshja Besa Famgas – Prishtina është të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Nga ora 19:00, të shtunën, është takimi Kastrioti – Trepça. Trepça është e treta, ndërsa Kastrioti i pesti, por ferizajasit janë mobilizuar për stinorin pranveror dhe synojnë vend në “play off”. Kastrioti ka dhënë sinjale me Prishtinën në ndeshjen e kaluar dhe ferizajasit paraqitje edhe më të mirë presin ndaj mitrovicasve.
Ndërkohë Trepça udhëton në Ferizaj me synim për fitore. Xhiroja e 20 mbyllet me takimin Vëllaznimi – Rahoveci. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 18:00 dhe, po ashtu, pritet të jetë interesante dhe me rivalitet. Këtë fundjavë fillon gara edhe në Superligën B. Luhet ndeshja Llapi – Drenica, të shtunën, me fillim nga ora 19:00.