Superliga e hendbollit, sonte përballen Prishtina-Rahoveci

28 mars 2025 | 16:18

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-t.

Kjo xhiro hapet sonte me ndeshjen Prishtina-Rahoveci, që zhvillohet nga ora 20:00. Ndeshja luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

“Vreshtarët” kanë fituar 23 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 46 pikë. Llogariten favoritë ndaj Prishtinës që është e katërta me 23 pikë. Derbi i madh zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Takohen Kastrioti e Besa Famgas, dy skuadrat që kërkojnë trofe. Është përballje direkte për vendin e dytë në tabelë. Të dy skuadrat i kanë nga 36 pikë, ndërsa Besa është e dyta e Kastrioti i treti.

Ndeshja mes Trepçës e Llapit zhvillohet të mërkurën. Në Ligën e Parë është xhiroja e 11-të. Istogu-Deçani, Drita-Vëllaznimi, Ulpiana-Drenica janë ndeshjet e kësaj xhiroje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia…