Superliga e Kosovë rikthehet me dy ndeshje

15 tetor 2021 | 11:10

Sot rikthehet BKT Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante, në kuadër të javës së nëntë.

Ulpiana pret Dritën për herë të parë në stadiumin e qytetit në Lipjan.

Vendasit të motivuar për shkak se do të luajnë për herë të parë në stadiumin e rinovuar do të kërkojnë të bëjnë befasinë kundër skuadrës gjilanase, teksa Drita pas barazimit me Prishtinën do të synojë të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe në mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Malisheva është në formë të mirë ku gjendet në pozitën e katërt, me 12 pikë pas tetë ndeshjeve, teksa Dukagjini në vendin e parafundit me gjashtë pikë.

Të dy takimet fillojnë nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, feston sot ditëlindjen e…