Superliga fillon me derbin Drita – Llapi

27 gusht 2020 | 14:35

Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2020/21 në Superligë.

Fillimisht të pranishmit në emër të kryetarit Agim Ademi i përshëndeti kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, i cili uroj klubet për një edicion të mbarë, teksa i njoftoi edhe për ndryshimet në sistemin e garave në elitë, që sivjet do të zhvillohet me 36 xhiro me sistem të katërfishtë.

Ndërkohë, në bazë të tërheqjes së shortit, në xhiron e parë që planifikohet të nisë më 12 shtator, do të takohen:
Drita – Llapi
Trepça’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi ka mbajtur të enjten një…