Superliga me dy sfida të shtunën

17 nëntor 2023 | 15:52

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e xhiros së nëntë të Prince Caffe Superligës. Vëllaznimi do të kërkojë fitoren e pestë radhazi.

Kuqezinjtë janë motivuar sidomos pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës dhe Pejës, ndërsa do të ballafaqohen me Bashkimin, që pas një starti shumë të mirë, ka pasur rënie të formës.

Vëllaznimi ka katër fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi tri fitore e pesë humbje. Takimi tjetër i së shtunës është ndërmjet Istogut dhe Golden Eagle Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e katër humbje.

Për shkak të garave ndërkombëtare të skuadrave kosovare, ndeshjet Peja-Proton Cable Prizreni dhe Prishtina-Trepça zhvillohen më 29 nëntor.

SUPERLIGA – Java 9

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi-Bashkimi
19:00 Istogu-Golden Eagle Ylli

Më 29 nëntor takohen:
Peja-Proton Cable Prizreni
Sigal Prishtina-Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar…