Superliga në futboll përfundon me 21 qershor

17 mars 2020 | 16:42

Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përfaqësuesit e futbollit evropian në Këshillin e FIFA-s.

Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë mbledhje nëpërmjet videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si më poshtë:

-Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.

-Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohen nga grupi punues i UEFA-s).

Po ashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar…