Superliga në futboll, sot përballen Ferizaj-Dukagjini

04 tetor 2024 | 11:50

Sot do të fillojë java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja e vetme në program për sot mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Dy ekipet kërkojnë fitore për t’i ikur fundit të tabelës. Momentalisht, Dukagjini i Klinës ka gjashtë pikë në vendin e tetë, kurse Ferizaj është i parafundit me dy pikë më pak.

Kujtojmë se pozita e 10 dhe e 9 dërgojnë në Ligën e Parë, kurse vendi i tetë në barazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lënë sot ambientet e…