Superliga nis me barazim në derbin Feronikeli – Trepça ’89

18 gusht 2018 | 19:07

Sot ka nisur Superliga e Kosovës në futboll për sezonin 2018/19, me derbin ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Në ndeshjen e zhvilluar në Drenas ishin vendasit që krijuan të parët epërsinë, përmes sulmuesit të talentuar, Mendurim Hoti, transmeton Koha.net.

Kurse shifrat i barazoi ish-mesfushori i Gjilanit, Gëzim Rusi, me golin e shënuar në minutën e 54.

Nesër në kuadër të Superligës do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime…