Superliga rikthehet me derbi
Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e parë në stinorin pranveror dhe do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Kupës, “play-off”-it dhe Superkupës. Në të gjitha këto finale triumfuan prishtinasit, derisa në të dy ndeshjet e stinorit vjeshtor kishin triumfuar Vreshtarët. Përballja e së dielës do të jetë shumë interesante, ku dy ekipet kanë bërë disa ndryshime për stinorin pranveror. Prishtina është lidere me 29 pikë, derisa Rahoveci ka 27.
Takim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës. Të dy skuadrat kanë nga 25 pikë apo nëntë fitore dhe shtatë humbje. Përballja në Prizren pritet të jetë mjaft interesante.
Golden Eagle Ylli që gjithashtu ka bërë disa përforcime do të përballet me Feronikelin. Skuadra therandase ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë, kurse ajo nga Drenasi renditet në vendin e shtatë me 21 pikë.
Takimi tjetër i javës së 19-të zhvillohet mes Bashkimit dhe Lipjanit. Prizrenasit kanë grumbulluar 27 pikë në stinorin vjeshtor, derisa lipjanasit kanë 16 pikë, apo 16 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.
Java 19
Sot takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Feronikeli
19:00 Ponte Prizreni – Peja
Nesër takohen:
17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Lipjani
Trepça pushon