Superliga rikthehet me derbin Ballkani – Gjilani
Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet IPKO Superliga e Kosovës në futboll.
Ndeshja hapëse e javës së 16 zhvillohet sot (e premte) nga ora 13:00 në Suharekë, ku dy skuadrat e para, Ballkani dhe Gjilani, ndajnë mejdanin. Gjilanit i shkon përshtati edhe rezultati i barabartë për ta mbajtur pozitën e skuadrës lidere, kurse Ballkani i Ismet Munishit ka nevojë për tri pikë që të rikthehet në krye dhe të dëshmojë edhe një herë tjetër se në këtë edicion është skuadër për titull.
Të shtunën në Gjilan zhvillohet derbi në mes të Dritës dhe Llapit, kurse në tri ndeshjet e tjera përballen Flamurtari-Feronikeli, Drenica-Vushtrria dhe Prishtina-Trepça ’89. Të dielën ndeshja e vetme që zhvillohet është në mes të skuadrave të fundit në tabelë, Ferizajt dhe Dukagjinit.
/Epoka e re/