Superliga rikthehet me derbin Drita – Llapi
09 shkurt 2024
| 17:00
Në këtë fundjavë nis edicioni pranveror i Superligës në futboll, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të.
Ndeshja më interesante e javës luhet në Gjilan, aty ku Drita e pret ekipin e Llapit. Të dy ekipet kanë nga 34 pikë në pozitat dy e tre. Përveç këtij takimi, të shtunën zhvillohet edhe sfida mes Fushë Kosovës e Gjilanit.
Të kuqtë nga Gjilani janë të tetit në tabelë me 18 pikë, tetë më shumë se Fushë Kosova e një vendi më poshtë. Ekipi lider i tabelës, Ballkani e nis edicionin pranveror në udhëtim te Liria.
Shefki Kuqi debuton në Superligë si trajner i Feronikelit në udhëtim te Prishtina. Sfida e fundit është ajo mes Dukagjinit e Malishevës.