Superliga rikthehet me ndeshjen Liria – Besa
Pas pushimit dhjetëditor për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve, rikthehen ndeshjet në ligat elitare të Evropës, përshirë edhe Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Sot (e premte) zhvillohet ndeshja e parë e javës së 25-të në mes të Lirisë dhe Besës. Dikur i cilësuar si derbi i Rrafshit të Dukagjinit, sot pritet të sjellë shumë pak rivalitet për faktin se prizrenasit janë në nivel më të lartë, çfarë dëshmon edhe gara për titull e saj, kurse Besa po lufton për të mbetur në elitë. Të shtunën zhvillohen dy ndeshje, kurse tri ndeshjet e tjera zhvillohen të dielën. Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Drenas, ku skuadra e Feronikelit e pret Llapin. Të dyja këto skuadra synim e kanë titullin e kampiones, por tash për tash kanë mbetur një hap pas. Këto skuadra kanë nga 38 pikë të grumbulluara, kurse kanë gjashtë pikë më pak se skuadra lidere, Drita.
VALA SUPERLIGA
Të premten takohen:
Liria – Besa
Të shtunën takohen:
Drita – Flamurtari
Prishtina – Vëllaznimi
Të dielën takohen:
Gjilani – Vllaznia (P)
Trepça ’89 – Drenica
Feronikeli – Llapi
(Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00)
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)