Superliga rikthehet në mesjavë, luhet në tre ditë të ndryshme
28 tetor 2024
| 13:55
Albi Mall Superliga e Kosovës nuk pushon dhe do të ketë ndeshje edhe në mesjavë në kuadër të xhiros së 11-të.
Xhiro e 11-të do të luhet në tre ditë të ndryshme, të martën një ndeshje, të mërkurën dy dhe të enjten dy të tjera.
Ballkani dhe Gjilani hapin xhiron e 11-të me ndeshjen që zhvillohet të martën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Të mërkurën janë dy sfida shumë interesante, ku Dukagjini pret Suharekën, derisa Llapi para tifozëve të vet luan me Feronikelin ’74.
E enjta është edhe më spektakolare me dy super përballje.
Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan takohen dy rivalët e vjetër Drita dhe Prishtina.
Ndërkohë Ferizaj në top formë pret Malishevën. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.